Kryeministri shkarkon Mariqin, emëron në vend të tij Mirjana Jetviq

13:30 | 16 Dhjetor 2016
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marr sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton Kryeministria.

Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, thuhet në njoftim.

Ndërkohe, ‘Indeksonline’, merr vesh se shkarkimi Mariqit është i ndërlidhur me vizitën e djeshme të Gjuriqit në veri të vendit. Thuhet se Mariq e ka shoqëruar Gjuriqin në këtë vizitë, e cila ishte ndaluar nga MPJ.

Shpërndaje në rrjete sociale