Dje rreth orës 11:00, policia ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave(nxënësve).
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast këndim trupor, ku gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima: B. B, 14 vjeç.
Pak minuta pas raportimit të rastit policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestojë tre persona: M. B, 14 vjeç, P. B, 15 vjeç, dhe M. M 14 vjeç për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...