Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se me krijimin e ligjit për kontrollin e duhanit, Kosova ka qenë shembull në rajon, megjithatë, tha se raporti i progresit në mënyrë të qartë ka kërkuar zbatimin e këtij ligji.
Ai këto komente i bëri në konferencën lidhur me fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, ku theksoi se kjo çështje është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe për parandalimin e vdekjes së parakohshme që shkakton duhani.
Sipas tij, takimi i sotëm duhet të jetë një shtytës në mënyrë që njerëzit kompetent të marrin masa për parandalimin e konsumit të duhanit.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka ngritur si shqetësim rënien e kontrollit të duhanit.
“Në hapësirat e gastronomisë duhani pihet tepër shumë, nuk ka kontroll. Ne nuk kemi të dhëna kualitative nga inspektorët në terren. Mungojnë informata kthyese nga gjykatat për shkelësit e ligjit”, tha ai./Arbresh.info

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...