Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, si dhe zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuruan përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Kaçanik– Stagovë, lagjja Dushkaja – Dashi, në komunën e Kaçanikut.
Kjo rrugë do të lidhë varrezat e reja të Kaçanikut me pjesën tjetër të qytetit duke zgjidhur një problem të kahershëm të kësaj komune.
Kryetari Ilazi falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve infrastrukturore shumë të domosdoshme për banorët e komunës së Kaçanikut.
Rruga Kaçanik – Stagovë është financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 248,143.17 eurosh, me gjatësi prej 2510 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...