Disa muaj më parë, ai u arrestua në flagrant nga efektivët e policisë në Itali, teksa transportonte drogë, ndërsa sot, është dënuar nga një gjykatë italiane (me gjykim të shkurtuar) me 3 vite e 4 muaj burgim.
Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Luan Tahiraj nga Vlora, me precedentë të mëparshëm në Itali për vepra penale të lidhura me drogën, raportojnë mediat lokale.
Ngjarja daton më 22, gusht, para agimit, kur dy skafe u vunë re nga Departamenti Operativ Aeronaval i Barit. Një helikopter dhe mjete ujore të forcave italiane u vunë në ndjekje të skafistëve që lëviznin me shpejtësi.
Kur e panë se rrezikoheshin të zbuloheshin, nisën të hidhnin në det një sasi nga ngarkesa e drogës dhe rritën shpejtësinë për të arritur tokën italiane, ku do të dorëzonin edhe ngarkesën.
Një nga skafistët, Tahiraj, u bllokua pas manovrave të rrezikshme që kreu me skafin e tij. Ndërsa tjetri, arriti të dilte në bregun e Frigole dhe arriti t’ia mbathë duke përfituar edhe nga errësira.
Plot 214 kg marijuanë u arrit të sekuestrohej gjatë këtij aksioni. Vlerësohet se droga do të gjeneronte më shumë se 2 milion euro.
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...
Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila...
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...