Një 55-vjeçar në Kuçovë, ka përfituar urdhër-mbrojtjeje pas denoncimit që ka bërë në komisariatin e qytetit, duke thënë se ish bashkëshortja e tij e ka dhunuar.
M.K është paraqitur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e qytetit dhe ka thënë se ish bashkëshortja, me të cilën jeton ende në një banesë në lagjen “1 Maji”, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bëjnë me dije burime nga policia për Syri.net.
Ai ka thënë se ka pasur një zënkë me ish gruan dhe ajo “e ka rrahur”. Pas denoncimit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për M.K., njoftojnë burime zyrtare nga policia.
55-vjeçari dhe ish bashkëshortja e tij A.D, 45-vjeç, janë divorcuar, por edhe pas divorcit jetojnë ende në një banesë. Mësohet se gjatë natën, 45-vjeçarja fle në banesën e një fqinje. Të dy janë pjesë e komunitetit rom.
Materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...