Ambasadori britanik kritikon lirimin e Nuhi Ukës dhe arratisjen e të dënuarve të rastit “Medicus”

14:58 | 27 Tetor 2016
Gita

Ambasadori britanik në Kosovë,  RuairíO’Connell ka kritikuar ashpër punën jo efikase të sistemit të drejtësisë në raport me  luftimin e  korrupsionit në vend.

Në tryezën e organizuar sot  nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me titull  “Luftë për luftën kundër korrupsionit”, O’Connell,  tha se është koha kur organet e drejtësisë  të guxojnë të ndjekin të korruptuarit, dhe  që pasuritë e fituar në mënyrë të paligjshme të sekuestrohen.

“Të gjeturat e raportit tregojnë se për veprën e korrupsionit të akuzuarit i takojnë nivelit të ultë, e ka rrallë raste  kur  ndaj personave të profilit të lartë janë ngritur aktakuza. Madjeedhe kur dënohen në gjykata  personat e tillë ose nuk dënohen ose dënohem me kusht, edhe pse konstatohet se dëmet e shkaktuara kapin shumën milionshe”, është shprehur ambasadori britanik në Kosovë,  RuairíO’Connell.

Ambasadori britanik përmendi  si dështim të sistemit të drejtësisë  edhe arratisjen e dy të dënuarve të rastit “Medicus” dhe lirimin nga akuza  për krim të organizuar të  ish-kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Edhe kur shqiptohen dënimet, individë të caktuat gjejnë mënyrën për të ikur nga Kosova e madje marri pjesë edhe në ahengje të ndryshme. Shembull për këtë janë edhe dy të dënuarit e rastit “Medicus”, Lutfi dhe Arban Dervishi, të cilët u dënuan me nga 8 vjet burgim, por nuk e vuajnë dënimi për shkak se gjetën mundësinë për t’i ikur drejtësisë në Kosovë.  Kemi rastin e fundit të Nuhi Ukës, ku shkeljet e afateve ligjore ia mundësuan atij të mos dënohet, për shkak të parashkrimit të veprave penale të korrupsionit”, u shprehë ambasadori britanik.

Kjo sipas tij, është shokuese dhe e pa pranueshme, dhe një gjë e tillë  nuk mund të gjejë vend në një vend që dëshiron të arrijë standardet evropiane.

O’Connell edhe një herë ua rikujtoj qytetarëve të Kosovës  se  luftimi i  korrupsionit është kusht për liberalizim e vizave. Ai tha se shteti britanik do të ndihmoj  sistemin  e drejtësisë në Kosovë, por nuk mund të kryej punën e  tyre. / Gita Lushi Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale