Efektivi i FNSH Ardian Kodra, i vrarë në krye të detyrës pasditen e së premtes në Torovicë të Shkodrës, do të varroset si dëshmor.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka shpallur dëshmor të Atdheut agjentin e ndjerë.
Gjithashtu, Kodrës i akordohet edhe Dekorata e Artë e Shqiponjës, e cila pritet t’i dorëzohet familjarëve para ceremonisë së varrimit, pasditen e së shtunës, shkruan Top Channel.
Familja e Ardian Kodrës ka pritur gjatë ditës së sotme me qindra njerëz që e kanë ngushëlluar për humbjen e njeriut të saj.
Kolegë të Kodrës do ta kujtojnë shokun e tyre si një njeri me zemër të madhe dhe i përkushtuar jo vetëm në punë e familje, por edhe në komunitet.
Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut do të zhvillohen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës nga ora 17 deri në orën 19 të ditës së shtunë.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...