Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës

09:45 | 10 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka raportuar se në Prizren një person ka kanosur verbalisht një zyrtar policor pasi i ishte shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Sipas raportit policor, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Rr. Skender Latifi, Prizren / 09.06.2026 – 11:15. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht një zyrtar policor pasi njësia policore i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arberesh.info