Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë

09:19 | 10 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka raportuar se , rreth orës 14:10, është njoftuar nga një qytetar se një person kishte kërkuar ndihmë në rrugën “Ramiz Gjema” në Pejë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë hasur viktimën së bashku me të dyshuarin. Sipas deklarimeve fillestare, mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje.

Gjatë verifikimeve, i dyshuari ka deklaruar se posedonte armë me leje të skaduar. Pas kontrollit nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar armë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Arbresh.info