Ushtria amerikane rrëzoi dy dronë iranianë, që sipas saj se po kërcënonin anijet në rrugën e bllokuar të transportit ndërkombëtar detar në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore e SHBA-së se do të vazhdojë mbrojtjen kundër sulmeve iranian.
Rrëzimi i dronëve vjen pasi Ushtria amerikane rrëzoi katër mjete të tjera ajrore pa pilot një ditë më parë, pasi kishin objektiv bazat e saj ushtarake në Kuvajt dhe Bahrein. Komanda qendrore e SHBA pas kapjes së dronëve goditi edhe bazat e radarëve të mbikëqyrjes bregdetare iraniane. Sulmet sollën përgjigjen e Teheranit, i cili lëshoi raketa dhe dronë ndaj dy shteteve të Gjirit Persik, Kuvajtit dhe Bahreinit, të cilat dënuan përshkallëzimin e sulmeve nga ana e Gardës Revolucionare Iraniane.
Kjo e funfit sulmin ndaj bazave të radarëve e cilësoi shkelje të armëpushimit nga ana e SHBA-së. Vendet e rajonit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Arabinë Saudite, dënuan gjithashtu Teheranin duke thënë se sulmet po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Gjirit Persik.
Sulmet e fundit mes dy palëve kanë vënë në provë armëpushimin e brishtë mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndersa ndërmjetësit pakistanezë ndodhen në Republikën Islamike këtë fundjavë për negociata, duke kërkuar përparim në bisedimet e paqes të bllokuara mes tyre.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë që asetet e ngrira iraniane, pika kyçe sipas Teheranit që nuk arrihet një marrëveshje paqeje, të përdoren në mbështetje të rindërtimit në vendet e Gjirit Persik të dëmtuara nga sulmet iraniane.
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...