Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte pritet të arrijë edhe grupi i fundit

13:54 | 7 Qershor 2026
E.K

Grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Kosova ka arritur mëngjesin e së dielës nga Medina në aeroportin Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Në këtë grup kanë qenë besimtarë nga Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Istog, Suharekë, Malishevë, si dhe nga diaspora, të cilët kanë përfunduar obligimin e haxhit në vendet e shenjta islame.

Në aeroport, haxhilerët u pritën nga familjarë dhe të afërm të shumtë, të cilët u uruan mirëseardhje dhe shprehën lutjet që haxhi dhe ibadetet e tyre të jenë pranuar.

Sipas njoftimeve, sonte pas mesnatës pritet të arrijë edhe grupi i shtatë dhe i fundit i haxhilerëve nga Kosova, duke përmbyllur kështu kthimin e të gjithë besimtarëve që këtë vit kryen haxhin.