Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast të gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor Veriu dhe Njësisë për Reagim të Shpejt të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë reaguar menjëherë pas raportimit të rastit dhe kanë dalë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuarit, si dhe të sekuestrojë armët që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar në prani të procedurave ligjore, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./Arbresh.info

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund