Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yllit të Liverpoolit

19:06 | 5 Qershor 2026
E H

Bayern Munich po shqyrton një lëvizje befasuese për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Rio Ngumoha.

Kampionët e Gjermanisë kanë vlerësuar disa kandidatë për ta forcuar repartin ofensiv, ndërsa Ngumoha është objektivi kryesor për krahun e majtë.

Ngumoha, 17 vjeç, është në dijeni të interesimit të fortë dhe synimeve të Bayernit, të shtyra si nga trajneri Vincent Kompany ashtu edhe nga bordi drejtues, megjithëse klubi gjerman ende nuk ka kontaktuar Liverpoolin.

Nga ana e tyre, drejtuesit në “Anfield” insistojnë se Ngumoha nuk është në shitje dhe se plani i klubit është t’i rrisë opsionet në atë zonë të fushës, jo t’i dobësojë ato.

Ngumoha nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në shtator, e cila e mban të lidhur me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2028.

Shpërthimi i tij ishte një nga arsyet kryesore pse Liverpooli nuk afroi një zëvendësues të drejtpërdrejtë kur Luis Diaz u transferua te Bayern verën e kaluar.

Në ndeshjen ndaj Fulhamit, Rio Ngumoha tregoi se çfarë mund të sjellë në të ardhmen, ndërsa Mohamed Salah rikujtoi se sa e vështirë do të jetë të zëvendësohet.

Ngumoha zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26, duke kontribuar me dy gola dhe një asist.

Talenti i Leipzigut reagon ndaj interesimit të Bayernit, PSG-së dhe Liverpoolit

Reprezentuesi i grupmoshave të Anglisë aktualisht po stërvitet me ekipin e parë në Florida në prag të Botërorit, megjithatë nuk do të jetë pjesë e skuadrës për turneun.

Prioriteti i Liverpoolit në afatin e ardhshëm kalimtar janë sulmuesit e krahut, ku një kandidat kryesor raportohet të jetë talenti i RB Leipzig, Yan Diomande, ndërsa po shqyrtohen edhe alternativa të tjera.

Nga këndvështrimi i Bayernit, interesimi ka logjikë. Sulmi i tyre është ndër më të mirët në Europë, por përbëhet edhe nga elementë në moshë. Harry Kane dhe Serge Gnabry janë të dy në të 30-at, Gnabry ka vetëm edhe një vit kontratë, ndërsa Diaz së shpejti mbush 29 vjeç./Telegrafi/