Tri sindikatat e RTK-së – Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës – kanë njoftuar se do të fillojnë protesta nga dita e martë, duke filluar nga ora 12:00 para ndërtesës së RTK-së në TV, pas një takimi urgjent ku, sipas tyre, është diskutuar gjendja e rëndë financiare e krijuar në mediumin publik.
Në reagimin e përbashkët, sindikatat bëjnë të ditur se janë pajtuar unanimisht për organizimin e protestave dhe kërkojnë përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti për, siç thuhet, neglizhimin e deritanishëm të situatës.
“Sindikatat kërkojnë përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti për neglizhimin e deritashëm, të cilët kanë pasur kohë më shumë se dy javë për të zgjidhur këtë problem”, thuhet në reagim.
Tri sindikatat theksojnë se mosrealizimi i pagave ua pamundëson punëtorëve përmbushjen e nevojave bazike jetësore, duke përfshirë ushqimin, transportin dhe detyrimet e përditshme familjare.
Sipas reagimit, në këto rrethana nuk mund të kërkohet përgjegjësi, performancë dhe përkushtim profesional nga punëtorët, ndërkohë që institucioni, siç vlerësojnë sindikatat, nuk po përmbush obligimin e tij më themelor ndaj tyre.
“Për SPRTK, SPERTK dhe ShSRK, është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi të veçantë për informimin e qytetarëve të përballet me pasiguri financiare që vë në pikëpyetje pagesën e punëtorëve të tij”, thuhet tutje.
Në reagimin e tyre, sindikatat theksojnë se punëtorët nuk mund dhe nuk do të mbajnë barrën e, siç shprehen ato, dështimeve menaxheriale, vendimeve të gabuara apo pasojave të proceseve për të cilat nuk kanë asnjë përgjegjësi.
Tri organizatat sindikale kanë deklaruar se mbeten të vendosura në mbrojtje të pagave, vendeve të punës dhe dinjitetit të punëtorëve./rtk
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga