Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Zvërnec, në prag të organizimit të aktiviteteve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë.
Gjatë diskutimit me banorët, Rama iu përgjigj shqetësimeve të ngritura lidhur me çështjet e pronësisë në zonë, duke theksuar se ato janë çështje që i përkasin sistemit gjyqësor dhe jo ekzekutivit.
Ai deklaroi se toka në fjalë është private dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë në marrëveshjet mes pronarëve dhe palëve të tjera.
“Nuk e vendos qeveria, as hipoteka, as agjencitë që merren me pronën. Këtë e vendos vetëm gjykata”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se nuk ka pasur takime me pronarët e tokës së përfolur dhe se nuk është në dijeni të marrëveshjeve të tyre me investitorët.
Ai u shpreh gjithashtu se çdo keqkuptim në deklaratat e tij mund të ketë krijuar ndjeshmëri, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe duke theksuar se fjalët kanë peshë dhe duhet interpretuar saktë.
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...