Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa

14:25 | 4 Qershor 2026
E.K

Ka ndërruar jetë bashkëshortja e veprimtarit të ndjerë Xhemail Mustafa.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Besian Mustafa, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

“Sot ndërroi jetë nana, ma i dashtuni shpirt n’këtë botë”, ka shkruar ai.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në ora 16:40 në varrezat e Arbëria.

“Sa të kam frymë kam me të kujtu Nanë”, përfundon mesazhi i Besian Mustafës.

Shpërndaje në rrjete sociale