Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prioritet i Qeverisë

14:16 | 4 Qershor 2026
E.K

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka vlerësuar biznesin vendor “Green Life Products”, duke e cilësuar si një shembull të mirë të punës, përkushtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pacolli theksoi se mbështetja e prodhuesve vendorë dhe krijimi i kushteve më të mira për bizneset mbetet ndër prioritetet e Qeverisë.

“Green Life Products një shembull i mirë i punës, përkushtimit dhe zhvillimit të biznesit vendor. Mbështetja e prodhuesve tanë dhe krijimi i kushteve më të mira për bizneset mbetet ndër prioritetet tona si Qeveri sepse zhvillimi ekonomik, vendet e reja të punës dhe fuqizimi i prodhimit vendas janë çelësi i zhvillimit të gjithmbarshëm në vendin tonë”, shkroi ajo./Arbresh.info