Rreth 1300 fëmijë nga mbi 12 shkolla të Prishtinës kanë marrë pjesë në “Vrapimin Olimpik”, aktivitet i organizuar në kryeqytet në kuadër të “Javës Olimpike”. Ngjarja është zhvilluar me synim promovimin e sportit dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete fizike.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se organizime të tilla po rriten çdo vit dhe kanë për qëllim afrimin e fëmijëve me sportin.
“Qëllimi i Komitetit Olimpik është që t’i njoftojmë fëmijët me sport dhe që të jenë më afër sportit… sepse sporti është shëndet”, tha Krasniqi, duke shtuar se sporti ndihmon në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve.
Ai theksoi gjithashtu se përmes sportit synohet largimi i fëmijëve nga zakone dhe aktivitete të dëmshme, duke e cilësuar atë si një mjet për shëndet dhe disiplinë.
Ndërkohë, koordinatorja për vlera olimpike në Akademinë Olimpike, Diellza Shaqiri-Kelmendi, tregoi se “Java Olimpike” përfshin një sërë aktivitetesh në disa qytete të Kosovës.
“Ky është aktivitet të cilin e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të ‘Javës Olimpike’… kemi një javë me program kulturor, edukativ dhe sportiv. Java Olimpike festohet në 25 komuna të Kosovës… sot do t’i kemi të pranishëm 1300 fëmijë”, u shpreh ajo, duke përmendur edhe aktivitete të tjera sportive në Prizren dhe Mitrovicë.
Në aktivitet morën pjesë edhe nxënës nga shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë, të cilët vlerësuan pozitivisht organizimin dhe mundësinë për të marrë pjesë në vrapim së bashku me bashkëmoshatarë nga shkolla të ndryshme.
“Java Olimpike” po zhvillohet nga 1 deri më 6 qershor, me aktivitete të ndryshme edukative dhe sportive në disa komuna të Kosovës.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa