Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, arrestohen nga Policia

09:30 | 4 Qershor 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë ikur nga Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Të njëjtit, janë arrestuar përsëri pas ndërmarrjes së veprimeve taktiko-operative nga policia.

Të njëjtit janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan.

“Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale