Andoni Iraola do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, tekniku spanjoll do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin nga “Anfield”, e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Iraola tashmë është përfshirë në planet dhe strategjinë e Liverpoolit për afatin kalimtar të verës, duke nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Romano raporton se ishte vetë Iraola ai që kërkoi një kontratë dyvjeçare, një praktikë që e kishte ndjekur edhe gjatë kohës sa drejtonte Bournemouthin.
Liverpooli dhe trajneri spanjoll kanë arritur marrëveshje të plotë, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.
Strategu spanjoll pati oferta edhe nga klube të tjera ndër to thuhet se është edhe Milani por i refuzoi të gjitha.
Iraola e mbylli një aventurë të suksesshme me Bournemouth ku arriti t’ua sigurojë Ligën e Evropës./Arbresh.info
🚨 Andoni Iraola to sign a two year deal until June 2028 at Liverpool, already involved in transfer plans and strategy.
Iraola asked for a two year deal as he always did at Bournemouth. 🔴🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/jsoJNRSwJb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2026
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi