Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”

09:05 | 3 Qershor 2026
D.H

Shqipëria luan sonte miqësoren e parë të muajit qershor ndaj Izraelit.

Ndeshja luhet në “Air Albania” dhe nis nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.

Kjo do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e trajneri të ri të  Rolando Maran.

Përveç sulmuesit Myrto Uzuni, i cili po kalon një gjendje gripale dhe do të vlerësohet përsëri nga stafi mjekësor i Kombëtares, të gjithë lojtarët janë gati për këtë takim.

Biletat janë të disponueshme online në ebileta.al dhe pranë pikës fizike te stadiumi “Air Albania”.

Këto dy kombëtare kanë luajtur gjashtë ndeshje më përpara mes vete dhe Izraeli ka fituar katër sosh, derisa Shqipëria dy./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale