Gazetari i The Athletic, Mario Cortegana, ka zbuluar detaje të reja rreth së ardhmes së Enzo Fernández.
Mesfushori argjentinas, pavarësisht se ka kontratë me Chelsean, dëshiron të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij dhe Real Madridi mbetet një nga destinacionet që e josh më shumë.
“Chelsea e di se Enzo Fernández dëshiron të largohet këtë verë”, ka deklaruar Cortegana, duke shtuar se lojtari e sheh veten në të ardhmen me fanellën e klubit madrilen.
Sipas tij, argjentinasi do të ishte i lumtur të transferohej në “Santiago Bernabéu”, edhe pse deri tani Manchester City ka treguar interesim më konkret për shërbimet e tij.
“Lojtari e imagjinon veten te Real Madridi dhe do t’i pëlqente shumë të vishte fanellën e bardhë. Megjithatë, Manchester City ka lëvizur më seriozisht për ta transferuar”, ka thënë Cortegana.
Përforcimi i repartit të mesfushës vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të Real Madridit.
Që nga largimi i Toni Kroosit, klubi ka hasur vështirësi në këtë repart dhe disa nga lojtarët që pritej të merrnin më shumë përgjegjësi nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë.
Në zyrat e klubit madrilen janë të vetëdijshëm se Enzo Fernández do ta pranonte me dëshirë një transferim në kryeqytetin spanjoll.
Vlen të theksohet se ai ishte në radarët e Real Madridit edhe gjatë kohës sa luante te Benfica, por në atë periudhë Florentino Pérez nuk ishte i gatshëm të shpenzonte rreth 100 milionë euro për transferimin e tij.
Tashmë, disa vite më vonë, mbetet të shihet nëse presidenti madrilen do të ndryshojë qëndrim.
Në prag të zgjedhjeve presidenciale te Real Madridi, afrimi i një lojtari të kalibrit të Enzo Fernández mund të shihet edhe si një lëvizje e rëndësishme për të fituar mbështetjen e tifozëve, veçanërisht pas dy sezoneve pa trofe madhorë./Arbresh.info
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...