Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues.
Të dhënat e publikuara në ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues tregojnë se kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e angazhuar në projekt, zotërohet nga dy shtetas të Katarit, të cilët kanë secili nga 50% të pronësisë indirekte.
Sipas dokumentit, pronarët përfitues janë Mohamad Moataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat, të cilët janë regjistruar si përfitues përfundimtarë të kompanisë.
Dokumentet tregojnë se kontrolli mbi kompaninë realizohet përmes disa kompanive të regjistruara në Katar, ku përfshihen Assets International LLC, Assets Real Estate Development WLL, Assets Real Estate Ventures LLC, Power International Holding WLL, Sazan Land Holding LLC dhe Sazan Real Estate Development LLC.
Në strukturën e pronësisë shfaqet edhe Poëer International Holding (PIH), një nga grupet më të mëdha private të biznesit në Katar, me investime në sektorët e ndërtimit, pasurive të paluajtshme, turizmit, energjisë dhe shërbimeve financiare.
Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit konsiderohet një nga investimet më të mëdha turistike të shpallura ndonjëherë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se ai synon transformimin e zonës në një destinacion turistik luksoz me resorte, marina, hotele dhe infrastrukturë moderne, ndërsa investimi është vlerësuar në rreth 4 miliardë dollarë. /Tch/
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas