Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka marrë një ofertë të majme nga Fenerbahçe që kap vlerën rreth 20 milionë euro në sezon plus bonuse.
Sipas gazetarit polak Tomasz Włodarczyk, oferta nuk vjen zyrtarisht nga Fenerbahçe si klub, por nga kandidati për presidencë Hakan Safi, i cili po garon në zgjedhjet e klubit turk që do të mbahen më 6 dhe 7 qershor, shkruan Arbresh.info.
Safi thuhet se e ka paraqitur këtë ofertë si pjesë të projektit të tij elektoral, me synimin për të bindur anëtarët e klubit dhe për të fituar zgjedhjet ndaj rivalit historik Aziz Yildirim, ish-president i Fenerbahçes.
Kjo lëvizje shihet si një premtim i madh i fushatës, pasi kandidati kërkon ta kthejë klubin turk në majat e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Afrimi i një emri si Lewandowski është përdorur si një nga argumentet kryesore për të fituar mbështetjen e tifozëve dhe votuesve.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, situata është ende larg finalizimit. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga sulmuesi polak, i cili nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar mbi ofertën.
Pritet që pas përfundimit të zgjedhjeve në Fenerbahçe, çdo propozim të shqyrtohet më seriozisht, së bashku me opsionet e tjera që mund të ketë në tavolinë Robert Lewandowski për të ardhmen e tij./Arbresh.info
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas
Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drej...
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës