Mbrojtësi francez Ibrahima Konaté mund të bëhet lojtar i Real Madrid në rast se Florentino Pérez fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale të klubit, raporton mediumi spanjoll El Chiringuito.
Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor, ku Pérez do të ketë përballë kandidatin rival Enrique Riquelme në garën për presidencën e klubit madrilen.
Sipas gazetarit Marcos Benito, një fitore e Pérezit do të shoqërohej me transferimin e Konatés në “Santiago Bernabéu”, me mbrojtësin francez që pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Los Blancos.
Konaté është aktualisht lojtar i lirë, pasi u largua nga Liverpool në fund të këtij sezoni, duke e bërë atë një mundësi shumë tërheqëse për Real Madridin në merkaton e verës.
Nëse këto raportime konfirmohen, francezi mund të jetë një nga afrimet e para të mëdha të Real Madridit në rast të vazhdimit të mandatit të Florentino Pérezit në krye të klubit.
Konate ishte pjesë e Liverpoolit që nga viti 2021, ku iu bashkua nga RB Leipzig.
Me “The Reds”, ai fitoi një Premier League, një FA Cup, dy Carabao Cup dhe një FA Community Shield./Arbresh.info
View this post on Instagram
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...