Zbulohen tre faktorë që ndikuan në shkarkimin e Arne Slot

20:40 | 1 Qershor 2026
D.H

Liverpool ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Arne Slot pas një sezoni të dobët në mbrojtjen e titullit të Premier League.

Sipas “The Athletic” një nga mediat më të mëdha angleze, vendimi ka ardhur pas një serie rezultatesh zhgënjyese dhe tensioneve që janë krijuar brenda skuadrës.

Raportohet se disa lojtarë të Liverpoolit kanë pasur dyshime për disa vendime taktike të Slotit, përfshirë zhvendosjen e Dominik Szoboszlai në krahun e djathtë të mbrojtjes pas lëndimit të Conor Bradley.

Po ashtu, disa futbollistë kanë qenë të pakënaqur me trajtimin e lojtarëve të rinj, duke pretenduar se afrimet e reja kanë pasur më shumë tolerancë edhe kur nuk kanë qenë në formë të mirë.

Liverpool shpenzoi rreth 450 milionë funte në merkato, duke sjellë emra si Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong.

Megjithatë, skuadra nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e larta të sezonit.

Një nga momentet që ka rënduar situatën ishte humbja 4-2 ndaj Aston Villa, ku lojtarët thuhet se kanë qenë të paqartë në detyrat defensive, sidomos në situatat e goditjeve standarde, gjë që u shfrytëzua nga kundërshtari.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Arne Slot ka falënderuar klubin dhe tifozët, duke thënë se lojtarët kanë dhënë gjithçka për fanellën dhe kanë ndërtuar një bazë të fortë për të ardhmen.

Ai theksoi se një gjeneratë e re po vjen dhe do të marrë përgjegjësinë për historinë e klubit.

Slot shtoi se ndryshimet janë pjesë e futbollit dhe se Liverpool do të vazhdojë të mbetet një klub i madh që i bën tifozët krenarë.

“Kur hyra për herë të parë në tunelin e Anfieldit, e kuptova çfarë kërkon ky klub. Largohem duke ditur se kemi dhënë gjithçka,” përfundoi ai.

Pas shkarkimit, favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës është Andoni Iraola, i cili shihet si zgjedhja kryesore e drejtuesve të Liverpoolit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale