Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së penalltisë në finalen e Ligës së Kampionëve

18:25 | 1 Qershor 2026
D.H

Mbrojtësi i Gabriel Magalhães është kthyer në një nga emrat më të përfolur pas finales së Ligës së Kampionëve, ku Parisi e fitoi titullin e dytë radhazi pas ekzekutimit të penalltitve.

Gabriel ishte “fytyra tragjike” e asaj ndeshjes ku e humbi penalltinë e pestë, dhe me këtë rast Parisi u shpall kampion i Evropës, shkruan Arbresh.info.

Por edhe pse e humbi penalltinë, tifozët e Arsenal kanë reaguar në mënyrë të papritur, duke i dhënë mbështetje të madhe lojtarit.

Sipas të dhënave të fundit, shitjet e fanellës së Gabriel Magalhães janë rritur me rreth 350 për qind pas finales, duke e bërë atë emrin më të shitur të shtypur në fanellat e Arsenalit gjatë fundjavës.

Në disa momente, fanella e tij është shitur dyfish më shumë se çdo lojtar tjetër i klubit londinez, duke treguar një valë të madhe mbështetjeje nga tifozët.

Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e penalltisë, tifozët e Arsenalit kanë vlerësuar kontributin e tij gjatë gjithë sezonit, duke e konsideruar një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Ndryshe, Gabriel ka qenë një nga lojtarët më vendimtar në triumfin e Arsenalit në Premier League, sukses i cili erdh pas 22 vitesh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale