Veterani anglez, James Milner, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që zgjati 24 sezone në Premier League.
Në një mesazh emocional, 40-vjeçari falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë rrugëtimit të tij, duke kujtuar momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.
“Pas 24 sezonesh në Premier League, mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’i dhënë fund karrierës sime si futbollist. Kur debutova me Leeds United në moshën 16-vjeçare dhe u bëra golashënuesi më i ri në historinë e Premier League në atë kohë, nuk mund ta imagjinoja kurrë rrugëtimin që do të kisha”, shkroi Milner.
Mesfushori anglez kujtoi se vitin e kaluar kishte vështirësi të mëdha fizike, por arriti të rikthehej dhe të ndihmonte Brightonin të sigurojë kualifikimin në garat evropiane për herë të dytë në histori të klubit.
Gjatë karrierës së tij, Milner veshi fanellat e Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool, Brighton dhe pati gjithashtu një periudhë të shkurtër te Swindon Town.
Ai theksoi se çdo klub ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij, duke falënderuar pronarët, trajnerët, bashkëlojtarët, stafet dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
Milner kujtoi gjithashtu disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, duke përfshirë luftën për mbijetesë, fitimin e trofeve, pjesëmarrjen në garat evropiane dhe përfaqësimin e Anglisë në dy Kampionate Evropiane dhe dy Kupa Bote.
“Futbolli më ka dhënë shumë më tepër sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë. Largohem nga loja me krenari të madhe, mirënjohje dhe kujtime që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, përfundoi ai.
Gjatë karrierës së tij 24-vjeçare, ai zhvilloi mbi 900 ndeshje në nivel klubesh, ndërsa mban rekordin absolut për paraqitjet në Premier League me 658 ndeshje.
Milner fitoi gjithsej 13 trofe madhorë gjatë karrierës së tij. Në mesin e tyre janë tri tituj të Premier League, një trofe i Ligës së Kampionëve, dy FA Cup, dy EFL Cup, një Superkupë e Evropës dhe një Kupë e Botës për Klube.
Karrierën e nisi te Leeds United në vitin 2002, kur debutoi vetëm 16-vjeçar, ndërsa më pas luajti për Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton.
Epokën më të lavdishme e pati tek Liverpooli, ku fitoi çdo titull të mundshëm./Arbresh.info
View this post on Instagram
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...
Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, mijëra njerëz pa ene...