Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka konfirmuar se ylli i ri spanjoll, Lamine Yamal, pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës.
Tekniku spanjoll u shpreh optimist për gjendjen e sulmuesit të ri, duke theksuar se rikuperimi i tij po ecën sipas planit.
“Ai po stërvitet shumë mirë, po rikuperohet mirë dhe duhet të jetë i gatshëm përpara ndeshjes sonë të parë”, deklaroi De la Fuente.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ylli i Barcelonës do të jetë në dispozicion të trajnerit për debutimin e Spanjës në Kupën e Botës, duke i dhënë një shtysë të madhe ambicieve të “La Rojas” në turneun më të madh të futbollit.
Spanja ndodhet në grupin H me Uruguain, Cape Verden dhe Arabinë Saudite.
Ndeshja e parë e “La Roja” do të jetë me 15 qershor ndaj Cape Verdes./Arbresh.info
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...
Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, mijëra njerëz pa ene...
Hoxha me komandantin e KFOR-it: Garanci kyçe për stabiliteti...
Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e ujitjes në Zasellë