Prokuroria Themelore në Pejë ndalon një person për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Prokuroria Themelore në Pejë njofton se në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte, të ndodhur në fshatin Gllaviqicë sot dhe është arrestuar një i dyshuar.
I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Kurse, ndaj familjarit të pandehurit po ndërmerren veprimet hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga KPRK.
Prokurori i shtetit, brenda afateve ligjore, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e sigurisë së punëtorëve në vendet e punës, si dhe në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës, me qëllim të vendosjes së tyre para drejtësisë./Arbresh.info
Igball Jashari prezantohet tek Drita
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave