Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga premtimet bazë të programit zgjedhor të Aleancës, duke vënë theksin te mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe prodhuesit vendorë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në qeverisjen e Aleancës, asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tregun dhe tryezat e Kosovës nuk do të penalizohet më me taksa të rënda.
“Duke hequr këtë obligim, ne u japim mbështetje direkte prodhuesve tanë”, thuhet në zotimin e tij, duke e cilësuar këtë masë si pjesë të vizionit për ta kthyer bujqësinë në një motor të vërtetë të zhvillimit ekonomik.
Gjini ka theksuar se fuqizimi i prodhuesve vendorë dhe lehtësimi i barrës fiskale për familjet që merren me bujqësi do të jenë ndër prioritetet kryesore të programit qeverisës të Aleancës.
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj