Policia e Kosovës njofton se ka realizuar një plan taktik të koduar ‘KONTROLLI’, me ç’rast jan ë ndaluar dy vetura të dyshuara për transportim të substancave narkotike.
“Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, në Pikën e kalimit kufitar- Vërmicë janë identifikuar dy automjete të dyshuara me targa serbe, njëra nga të cilat më pas është ndaluar në Zveçan, ndërsa tjetra në Jarinjë” thuhet ne njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të ndaluar në Zveçan policia njoftoi se janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku janë gjetur rreth 25.984 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa vetura e ndaluar në Jarinjë dyshohet se ishte në rolin e përcjellësit për sigurim të rrugës.
Lidhur me rastin, me qëllim të kryerjes së procedurave përkatëse në vendngjarje, ka dalë Njësia e Forenzikës, ndërsa tre personat e dyshuar të përfshirë në rast (nga të cilët njëri shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi) janë arrestuar.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...