Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka nisur sot vizitën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në ditën e parë të turneut, ai do të ndalet në Sarajevë, ndërsa të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të partive politike.
Në prag të vizitës, Costa ka deklaruar se ajo përcjell një sinjal të qartë të angazhimit të Bashkimit Evropian ndaj rajonit dhe perspektivës së zgjerimit. Ai ka theksuar se ekziston një momentum i ri në procesin e integrimit dhe se vendet e rajonit duhet të tregojnë rezultate konkrete.
Më 5 qershor, Costa do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tivat, me temë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...