Një intervenim i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me shpëtimin e jetës së një fëmije në Liqenin e Batllavës, në qytetin e Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, kur një njësi policore, gjatë patrullimit, i ka dalë në ndihmë një qytetari që kishte nxjerrë nga liqeni një fëmijë në gjendje të rënduar.
Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë reaguar duke kryer reanimim kardiopulmonar (CPR), çka ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së fëmijës.
“Në vendngjarje ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët kanë e marrë viktimën për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thotë tutje PK.
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...
Rama: Rojat private që morën zvarrë protestuesin duhet të is...