Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar praninë e sëmundjes ngjitëse Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë të deleve në fshatin Delloc të Suharekës.
Sipas AUV-së, diagnoza është vërtetuar pas analizave laboratorike të kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku mostrat e marra kanë rezultuar pozitive për këtë sëmundje virale.
Menjëherë pas konfirmimit të rastit, autoritetet veterinare kanë ndërmarrë masa për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe institucionet relevante.
AUV ka njoftuar se nga dita e shtunë kanë hyrë në fuqi masa të veçanta në të gjithë territorin e Kosovës. Ndër to përfshihen ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, pezullimi i tregtimit dhe shitblerjes së tyre në tregje, si dhe vendosja në karantinë e fermave ku konfirmohet sëmundja.
Po ashtu, fermerët janë obliguar që të raportojnë menjëherë çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, ndërsa komunat duhet të caktojnë lokacione për groposjen e kafshëve të ngordhura.
AUV ka sqaruar se lija e deleve dhe dhive është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek vetëm këto kafshë dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve, pasi nuk transmetohet nga kafsha te njeriu.
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së
Pas 7 muajsh në hapësirë, tre astronautë kinezë rikthehen në...
Reperi Stresi hyn në politikë: Do të jem në terren pranë rin...
35-vjetori i PS-së, Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë m...
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti
Kurti: Xhudoja është suksesi më i madh që e kemi ndërtuar dh...