Gjendja shëndetësore e 25-vjeçarit Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, ka shënuar përmirësim pas dy javësh trajtimi intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ai ishte plagosur me armë zjarri në Prishtinë nga persona të maskuar më 14 maj.
Sipas mjekëve të Klinikës së Mjekimit Intensiv, pacienti fillimisht ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe i vendosur në kujdes intensiv, ndërsa tani gjendja e tij është stabilizuar gradualisht.
“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor. Ne kemi arritur që gjendjen e përgjithshme ta stabilizojmë gradualisht. Është larguar nga aparaturat mjekësore dhe aktualisht është në monitorim, duke marrë terapi dhe oksigjen mbështetës”, ka deklaruar Shaqir Uka, shef i mjekimit intensiv në QKUK.
Vitija, i cili u qëllua nga persona të maskuar që ende ndodhen në arrati, po vazhdon trajtimin në repartin intensiv, ndërsa autoritetet po merren me hetimin e rastit.
Ai njihet edhe me nofkën “Plaku” dhe, sipas të dhënave të mëparshme, është përfshirë në disa raste të ndërlidhura me organet e rendit që nga viti 2016.
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...
Shqipëria nis përafrimin me BE-në për Inteligjencën Artifici...
Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për soli...
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën stërvitore para udhëti...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë në...
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...