Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Veternik, një i lënduar

12:28 | 29 Maj 2026
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veterniku” të Prishtinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka mbetur i lënduar dhe është parë i shtrirë në rrugë menjëherë pas aksidentit. Qytetarët që ndodheshin aty kanë reaguar duke i ofruar ndihmën e parë deri në ardhjen e ekipeve emergjente.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk dihen dhe janë duke u hetuar.