Kamenicë: Një person ndërron jetë pasi humb ndjenjat në vendin e punës

09:09 | 29 Maj 2026
E.K

Një person ka ndërruar jetë në Kamenicë, pasi gjatë punës ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Ai është dërguar në QKMF, ku është konstatuar vdekja. Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

VDEKJE E DYSHUAR-Kamenicë 28.05.2026, 17:46. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info