Aksident në Rrugën e Kombit, kamioni për pak përfundon në greminë

10:52 | 29 Maj 2026
E.K

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën e Kombit, në zonën e Kolshit, në Shqipëri.

Një kamion është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës dhe ka rrezikuar të dalë nga rruga. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i kamionit ka dalë pa dëmtime, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale