Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Redknapp, ka zbuluar se Mohamed Salah ka shprehur më herët një preferencë për mënyrën e punës nën drejtimin e Arne Slot, krahasuar me periudhën e Jurgen Klopp.
Sipas Redknapp, gjatë sezonit kur Liverpooli pati sukses me Slot, Salah ishte ndier më i lirë në fushë dhe më i fokusuar në fazën sulmuese. Ai theksoi se kjo qasje i kishte përshtatur më shumë stilit të egjiptianit.
Redknapp deklaroi se Salah kishte thënë në një moment: “Më përshtatet më shumë sepse më jep më shumë liri dhe më pak detyra në mbrojtje, duke u fokusuar në fitimin e ndeshjeve.”
Ish-mesfushori anglez shtoi gjithashtu se në atë periudhë, sulmuesi i Liverpoolit ishte shprehur pozitivisht për sistemin e lojës, duke e konsideruar më të përshtatshëm për rolin e tij.
Megjithatë, ai theksoi në sezonin e fundit situata ka ndryshuar, me formë më të dobët të lojtarit dhe rezultate më të ulëta të ekipit, gjë që ka sjellë më shumë debat rreth trajnerit dhe taktikave.
Liverpool pritet të bëjë ndryshime në skuadër gjatë verës, ndërsa e ardhmja e disa lojtarëve kryesorë mbetet ende e paqartë.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës