59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqiptuara

09:31 | 28 Maj 2026
E.K

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku janë paraqitur statistikat kryesore të aksidenteve, gjobave dhe veprimeve policore në gjithë vendin.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë evidentuar 30 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se në këtë periudhë ka shqiptuar gjithsej 866 gjoba trafiku, si pjesë e zbatimit të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 22 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.