Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

07:31 | 28 Maj 2026
E.K

Kosova hyn sot zyrtarisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Ky është procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të shkaktuar nga dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës, ndërsa partitë pritet të shpalosin programet dhe zotimet e tyre për qytetarët gjatë ditëve në vijim.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata do të zgjasë deri më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.