Mesfushori Blerton Isufi,ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Shqipërinë në nivel kombëtaresh, duke hequr dorë nga mundësia për të luajtur për Kosovën.
20-vjeçari konsiderohet si një nga talentët premtues të futbollit shqiptar në Evropë, ndërsa tashmë ka marrë edhe ftesën e parë nga Kombëtarja e Shqipërisë U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, transmeton Klankosova.tv.
Blerton Isufi aktualisht është pjesë e skuadrës norvegjeze Molde, klub që e transferoi verën e kaluar për një shumë që raportohet të ketë qenë rreth 600 mijë euro.
I lindur dhe i rritur në Norvegji nga prindër me origjinë nga Kosova, Isufi kishte të drejtë të përfaqësonte disa kombëtare, por në fund ka vendosur për Shqipërinë.
Vlen të theksohet se mesfushori ofensiv deri më tani nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje me grupmoshat e Kosovës, ndërsa tashmë do ta nisë aventurën e tij ndërkombëtare me ekipin U-21 të Shqipërisë.
Ftesa nga trajneri Alban Bushi shihet si një vlerësim për paraqitjet e tij në futbollin norvegjez, ku Isufi po konsiderohet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...