Me të ardhur merkato e verës, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe CSKA Sofias, Lumbardh Dellova ka dalë në qendër të vëmendjes së shtypit ukrainas.
Sipas mediumeve atje, Dellova është afër kalimit te një klub i madh ukrainas, përcjell Arbresh.info.
Më konkretisht, gazetari ukrainas Alex Ivanchenko, raporton se Lumbardh Dellova është afër transferimit te Dynamo Kyiv.
Mbrojtësi i CSKA-së është monitoruar prej kohësh nga klubi 17 herë kampioni i Ukrainës.
Ndërsa, sipas “TransfersFeed”, flitet se transferimi i tij në Ukrainë mund të kushtojë 950 mijë euro.
Dellova është pjesë e CSKA Sofias që dy sezone, ku kaloi nga Ballkani, pas shpalljes tri herë kampion me skuadrën nga Suhareka në Superligën e Kosovës.
Dellova ishte transferuar për 350 mijë euro në Bullgari, teksa më parë kishte luajtur edhe për Hajduk Splitin, Prishtinën, Lirinë e Slovan Ljubljanën.
Mbrojtësi është i ftuar te kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të ditëve në vazhdim
27-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës që udhëton për në Çeki më 31 maj, dhe më pas që do të luajë ndaj Andorrës në Prishtinë, një javë më vonë, më 7 qershor.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...