Talenti i ri i Real Madrid, Thiago Pitarch, po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij të fundit me ekipin e parë.
Vetëm pak orë pasi luajti në ndeshjen e fundit të kampionatit, Pitarch dhe portieri Fran González u paraqitën në kompleksin sportiv “El Val” në Alcalá de Henares për të mbështetur ekipin Juvenil A të Real Madridit në përballjen ndaj FC Barcelona në Kupën e Kampionëve.
Mesfushori i ri kishte përjetuar më herët edhe lamtumirën e kapitenit Dani Carvajal dhe bashkëlojtarit David Alaba, por kjo nuk e pengoi që të ishte pranë ekipit të të rinjve për t’i përkrahur.
Në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Athletic Club, edhe pse një duel pa shumë rëndësi për renditjen, Pitarch pati një paraqitje shumë të mirë. Ai u aktivizua si titullar dhe ndikoi menjëherë në lojë, duke treguar qetësi dhe vizion në mesfushë.
18-vjeçari u aktivizua në qendër të mesfushës dhe arriti të realizoj dy asistime vendimtare: një për Jude Bellingham dhe një tjetër për Brahim Díaz, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fushë.
Statistikat e tij në këtë ndeshje ishin mbresëlënëse, me saktësi të lartë pasimesh, shumë ndërhyrje në mesfushë dhe kontribut të madh si në fazën ofensive ashtu edhe në atë defensive.
Trajneri Álvaro Arbeloa ka treguar besim të madh te talenti i ri gjatë gjithë sezonit, duke e aktivizuar rregullisht në skuadër dhe duke e bërë një nga zbulimet më të rëndësishme të akademisë madrilene.
Pritet që Pitarch të vazhdojë zhvillimin e tij me ekipin Castilla në fazën e playoff-it, ndërsa në klub shihet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe potencial për t’u bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të Real Madridit./Arbresh.info
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...