Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marr pjesë në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit, në Korreticë të Poshtme në Drenas.
Kurti ka postuar një video nga kjo vizitë në llogarinë e tij në Facebook, teksa i ka shprehur mirënjohje të veçantë Teutës, të vetmen të mbijetuar të familjes Elshani, e cila me përkushtim e kujdes ka ruajtur gjësendet dhe kujtimet e familjes, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Shkrimtarët dhe intelektualët janë shpirti i një populli, siç ishte poeti e shkrimtari Ymer Elshani për shqiptarët e Kosovës. Ai u vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, kunatën dhe 45 bashkëfshatarë të tjerë që u vranë e u masakruan të njëjtën ditë. Ndërsa nënën ia vranë një ditë më vonë, më 18 prill.
E sot, në Korreticë të Poshtme në Drenas, përuruam Shtëpinë Muze të Ymer Elshanit. Mirënjohje e veçantë për Teutën, të vetmen të mbijetuar të familjes Elshani, e cila me përkushtim e kujdes ka ruajtur gjësendet dhe kujtimet e familjes, që sot kjo shtëpi të mund të hapë dyert për qytetarët, të rinjtë, vizitorët e huaj dhe të shërbejë si një vend kujtese, dëshmie dhe reflektimi për brezat që vijnë.
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...
Pas arrestimit të drejtorëve serbë, gazetarët ankohen për pr...