Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re të rritur prej 500 euro.
Sipas tij, vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ku është vendosur që rritja të mos pritet deri në korrik, kur paga minimale bëhet 500 euro, por të aplikohet menjëherë edhe për nënat lehona.
Kurti ka sqaruar se, për shkak të sesionit të fundit bankar, mund të ketë vonesa të vogla derisa mjetet të reflektohen në llogaritë e përfituesve.
“I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet”, ka shkruar ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...
Pas arrestimit të drejtorëve serbë, gazetarët ankohen për pr...