Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Koretin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot, më 25.05.2026, rreth orës 15:50, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Koretin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Ndihmës së Shpejtë, Njësia Rajonale e Trafikut dhe hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, pesë të lënduarit, fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor.
“Më pas, njëri prej të lënduarve është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër personat e tjerë janë liruar”, theksoi ai. “Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti”, shtoi Hashani.
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...