Massimiliano Allegri është shumë pranë rikthimit në pankinë pas dështimit për ta kualifikuar Milanin në Ligën e Kampionëve dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Napoli.
Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis, e ka zgjedhur Allegrin si trajnerin ideal për projektin e ri të Napolit, pas largimit të Antonio Contes.
Madje, Napoli ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen, teksa në rrjetet sociale të klubit tashmë është publikuar mesazhi “Faleminderit Mister Conte”, duke lënë të kuptohet se epoka e re është gati të nisë.
De Laurentiis e ka pëlqyer prej kohësh Allegrin dhe kishte menduar për të edhe verën e kaluar, në rast se Conte do të largohej nga klubi.
Nga ana tjetër, humbja e Milanit ndaj Cagliarit duket se ka vulosur fundin e aventurës së Allegrit te “Rossonerët”. Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, pritet të vendosë në ditët në vijim nëse do ta shkarkojë zyrtarisht trajnerin italian.
Megjithatë, Allegri tashmë duket i hapur për një kalim te Napoli. Marrëdhënia e mirë me De Laurentiisin dhe miqësia e vjetër me drejtorin sportiv të Napolit, Giovanni Manna, kanë ndikuar pozitivisht në këtë mundësi.
Napoli besohet se do t’i ofrojë Allegrit një skuadër konkurruese, me disa përforcime të tjera për të synuar titullin në Serie A dhe një paraqitje të fortë në Ligën e Kampionëve.
Për Allegrin, kjo mund të jetë një mundësi ideale për t’u rikthyer fuqishëm pas një sezoni të vështirë dhe zhgënjyes me Milanin.
Gjithçka tashmë duket gati për një bashkëpunim të ri mes Napolit dhe Massimiliano Allegrit./Arbresh.info
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...